28 Mars 2024

SHBA mbështet fushatën turke kundër ISIS

Washintgon, 27 korrik - Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për fushatën e goditjeve që ka ndërmarrë Turqia kundër Shtetit Islamik në Siri dhe bazave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK në Irak.

Deklarata amerikane pason një javë të shoqëruar me akte dhune në Turqi, për të cilat u fajësuan ISIS dhe PKK. Këto dy organizata janë armike të betuara të njëra-tjetrës.

Një zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha sot se Ankaraja po vepron në përputhje me të drejtën e saj “për të vepruar kundër objekteve terroriste” përfshirë edhe goditjet ndaj objekteve të PKK-së në Irakun verior, të cilat përfaqësojnë të parën here që sulmohet PKK nga forcat turke që pas arritjes së marrëveshjes mes kësaj organizate dhe autoriteteve të Ankarasë në 2013.

Zyrtarët turq thonë se sulmet në Siri synojnë të krijojnë një zonë të sigurtë në një pjesë të madhe në veri të vendit.

Kryeministri Ahmet Davutoglu tha dje se operacionet turke të sigurisë do të vazhdojnë të jenë të domosdoshme për sa kohë që Turqisë i kanosen kërcënime.

Burime të PKK-së thanë dje se armëpushimi i arritur mes organizatës së tyre dhe autoriteteve turke në 2013 praktikisht ka marrë fund, pas sulmeve ndaj bazave të partisë në Irakun verior.

Një diplomat i lartë amerkan tha sot përmes llogarisë së tij në Twitter se goditjet turke kundër PKK nuk ndikojnë tek pakti për të forcuar përpjekjet e bashkëpunimit SHBA-Turqi në luftë kundër Shtetit Islamik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)