25 Prill 2024

Mbahet në Londër ceremoni për 20 vjetorin e Srebrenicës

Londër 7 korrik - Në Londër mbahet ceremoni përkujtimore në kuadër të 20 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës ku u masakruan 8 mijë e 372 boshnjakë dhe e cila konsiderohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Europë e përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Në aktivitetin e mbajtur në katedralen Westminster në afërsi të ndërtesës historike të Parlamentit nga shoqata \"Kujto Sebrenicën\" me qendër në Britani krahas anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Komunitete dhe Pushtetit Lokal, Greg Clark, etj, si dhe morën pjesë afërsisht 2 mijë të ftuar.

Kryeministri britanik, David Cameron i cili ka folur para ceremonisë tha se: \"Ato që kanë ndodhur në Srebrenicë nuk duhet ti harrojmë kurrë. 20 vjetori i gjenocidit është një moment që ne të përkujtojmë mijëra personat që kanë humbur jetën dhe familjarët e tyre. Srebrenica duke përfshirë edhe nënat, ku shumë persona kanë përjetuar dhimbje vazhdon ende çdo ditë pa u reduktuar me kohën\".

Ndërsa edhe ministri i Jashtëm britanik, Philip Hammond ka pohuar se sot kjo ditë krahas ditës ku përkujtohen muslimanët e pafajshëm të masakruar 20 vite më parë gjithashtu na rikujton se duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar përjetimin edhe njëherë të kësaj mizorie të tillë.

Në ceremoninë e cila zgjati 1 orë u ndezën qirinj në kujtim të atyre që humbën jetën në gjenocid.

Në kuadër të 20 vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës këtë javë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të mbahen aktivitete përkujtimore. Ndërsa në anën tjetër Princesha Anne, vajza e mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II pritet që ditën e shtunë të niset për në Bosnje Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)