26 Prill 2024

Greqi: 61% votuan “Jo” në referendum, Samaras jep dorëheqjen

Athinë, 6 korrik - Kreu i partisë së djathtë Demokracia e Re, Antonis Samaras, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme dhe shkak duket se ka qenë rezultatit i referendumit.

Sipas mediave greke, lideri i i opozitës Samaras, ka dhëne dorëheqjen nga posti që mbante si kryetar i partisë Demokracia e Re krejt pa pritur.

Samaras ishte kryeministër deri në janar të këtij viti kur zgjedhjet i fitoi Syriza, drejtoi fushatën e Po-së në referendum dhe në daljen e rezultateve të para ka pasur kërkesa për dorëheqjen e tij.

Përkohësisht deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, në këtë post do të qëndrojë Vangelis Meimarakis.

Ndërkaq në kampin e pozitës ka nisur “festa” pasi qytetarët grekë dëgjuan thirrjen e saj për të mos pranuar programin e ri të kreditorëve ndërkombëtarë.

Pasi u llogaritën 100% të votave, trezultatet tregojnë se 61% votuan “Jo”, ndërsa “Për” ishin 39%.

Ky referendum, i pari në këtë vend në më tepër se katër dekadat e fundit, u organizua derisa në Greqi ka kufizime të ashpra në financiare, të imponuara javën e kaluar, për shkak se Athina nuk ishte në gjendje ta paguaj shumën prej 1.7 miliardë euro që ia kishte borxh Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)