19 Prill 2024

Vriten 150 civilë në Nigeri

Abuja, 3 korrik - Rreth 150 persona raportohet të kenë vdekur pas një sulmi të militantëve të Boko Haramit në pjesën veri-lindore të Nigerisë brenda 48 orëve të fundit.

Dëshmitarët kanë treguar se persona të armatosur kanë sulmuar fshatin Kukawa, në afërsi të liqenit Chad, duke vrarë 97 veta, përfshirë gra dhe fëmijë.

Ndërkohë, një ditë më parë, militantët lanë të vdekur 48 meshkuj të cilët kishin përfunduar faljen e namazit në dy fshatra në afërsi të qytetit Monguno.

Militantët mësohet se në këtë sulm kanë kursyer gratë dhe fëmijët. Sipas të dhënave të Amnesty Intrnational, thuhet se që nga viti 2009, kur Boko Haram doli në skenë, janë vrarë të paktën 17 mijë veta, shumica prej tyre të pafajshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)