28 Mars 2024

SHBA dhe Kuba do të rivendosin marrëdhëniet diplomatike

Washington, 2 korrik - Presidenti i SHBA-së Obama deklaroi të mërkurënnë Washington se kanë rënë dakord me palën kubane për rivendosjen emarrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen reciproke të ambasadave më 20korrik.

Në konferencë për shtyp presidenti Obama theksoi se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kubën \"shënon një hap historik\" dhe shtoi se sekretari i shtetit Kerry do të vizitojë Kubën për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikane në Havana.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka bërë thirrje Kongresit amerikan të heqë embargon ndaj Kubës.

Nëpërmjet një letre drejtuar liderit kuban Raul Castro, presidenti Obama thekson se të dyja shtetet kanë vendosur të rifillojë marrëdhëniet diplomatike dhe do të shkëmbejnë misione të përhershme diplomatike më 20 korrik.

Ministria e jashtme e Kubës publikoi të mërkurën letrën e liderit Castro për presidentin Obama ku theksohet se marrëdhëniet dypalëshe duhet të bazohen në \"Kartën së Kombeve të Bashkuara\" dhe ligjin ndërkombëtar.

Ai nënvizon në letër se të dy shtetet duhet të respektojnë sovranitetin territorial dhe nuk duhet të ndërhyjnë në politikat e brendëshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)