26 Prill 2024

Evropa pritet të goditet nga një valë e të nxehtit

Gjenevë, 1 korrik - Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun nga moti i nxehtë, posaçërisht për fëmijët dhe të moshuarit, përderisa Evropa ka hyrë në javën ku temperaturat do të jenë të larta.

Autoritetet duhet t’i paralajmërojnë sa më shumë njerëzit nga rreziku i temperaturave të larta në mënyrë që ata të ndërmarrin masa, ka thënë Organizata Botërore e Meteorologjisë dhe Organizatta Botërore e Shëndetësisë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në Evropë në vitin 2003 dhe e njëjta situatë është përsëritur në Rusi në vitin 2010.

Ndërkaq, në një ngjarje tjetër, AccuWeather ka thënë se një i nxehtë ekstrem do të kalojë nëpër Spanjë dhe Portugali , përderisa temperaturat e larta do të mbizotërojnë këtë javë në gjithë Evropën.

Në Paris, sot pritet që temperaturat të arrijnë 38 gradë Celcius.

Kombet e Bashkuara thonë se fëmijët dhe të moshuarit të cilët qëndrojnë jashtë dhe i ekspozohen diellit, janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta.

OKB thotë se si pasojë e ndryshimeve klimatike, rritja e temperaturave po ndodhë më shpesh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)