28 Mars 2024

Merkel pret sot Mustafen me nderimet më të larta shtetërore

Prishtinë, 30 qershor - Kancelarja Angela Merkel do të presë sot kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, me nderimet më të larta shtetërore.

Ata të dy së bashku do të parakalojnë edhe para gardës së nderit, që organizohet për përfaqësuesit e shteteve.

Takimi me delegacionin e Kosovës, të kryesuar nga Mustafa, i cili fillon në mesditë, pritet të zgjatë rreth dy orë.

Gjermania dhe Berlini zyrtar po përballen për momentin me një krizë shumë të rëndë financiare në Greqi. Por as kjo nuk ka ndikuar në shtyrjen, apo shkurtimin e takimit me delegacionin e Kosovës.

Zëvendësja e zëdhënësit të Qeverisë, Christiane Wirtz, ka bërë të ditur se kancelarja pret që nga dora e parë të informohet për gjendjen në Kosovë dhe për ecurinë e dialogut me palën serbe.

Në këtë takim do të bisedohet për raportet bilaterale dhe mundësinë e thellimit të marrëdhënieve, si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në kumtesën zyrtare.
 
Ndërsa zyra për informim e qeverisë Mustafa ka theksuar se në takimin ndërmjet Kryeministrit Isa Mustafa dhe Kancelares Angela Merkel do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.  

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi, Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë gjermanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)