29 Mars 2024

Gjermania i kërkon Serbisë normalizim me Kosovën

Beograd, 29 maj - Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Heinz Wilhelm, ka thënë se Gjermania do që Serbia të nisë sa më parë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, ai ka kujtuar se kapitulli i 35-të, që ka të bëjë me noramlizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, është i pari që duhet të hapet.

“Për hapjen e këtij kapitulli, parakusht është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Wilhelm për mediat serbe.

Ai ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, por “lidhje e mirë fqinjësore”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)