19 Prill 2024

Gruevski po krijon perandori të rrejshme

Bruksel, 29 maj - Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se Gruevski po krijon një perandori të rrejshme me mediat proqeveritare.

Ajo në një koment të shkruar me titullin “Mbretërit e rrejshme” ka vlerësuar situatën e përgjithshme politike me lirinë e shprehjes në vendet e rajonit të Ballkanit, ku Maqedonia sipas saj është në pozitën më të rëndë, ndërsa mediat janë nën kontrollin e pushtetit. Gruevski duke shpërblyer vetëm mediat proqeveritare dhe duke injoruar ato kritike, krijoi një perandori të rrejshme, e cila e kishte fundit disa ditë më parë, kur shpërthyen protestat masive antiqeveritare dhe ku asnjëra prej atyre televizioneve nuk transmetoi protestën.

Për shkak të kësaj, rrjetet sociale tëitter dhe facebook janë më popullore viteve të fundit dhe burim i vetëm i informimit, por Qeveria edhe në ditën e zgjedhjeve vështirësoi funksionimin e tyre. Tanja Fajon është eurodeputete sllovene dhe ish-gazetare. Ajo është nënkryetare e grupit parlamentar të Lidhjes Përparimtare të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.(INA)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)