20 Prill 2024

Al-Nusra merr nën kontroll qytetin Ariha në Siri

Damask, 29 maj - Një koalicion islamik, pjesë e të cilit është edhe al-Nusra, dega e Al Kaedës në Siri, ka marrë nën kontroll një nga fortesat e fundit qeveritare në provincën perëndimore të Idlib-it.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se qyteti Ariha ra në duart e rebelëve pas një ofensive të papritur. Megjithatë, ushtria siriane tha se luftimet intensive janë duke vazhduar ende dhe ata nuk janë dorëzuar.

Rënia e Ariha-s bën që shumica e territorit të Idlib-it, i cili ndodhet në kufi me Turqinë, të jenë nën kontrollin e rebelëve. Që nga fundi i marsit, rebelët kanë marrë nën kontroll disa qytete në këtë krahinë, në kufi me Turqinë. Al-Nusra dhe grupet rebele aleate kanë thënë se tashmë është radha Latakia-s fortesa e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.

Kreu i frontit al-Nusra, tha se grupi ishte urdhëruar nga lideri i përgjithshëm i Al Kaeda-s, Ayman al-Zawahiri, që të mos e përdornin Sirinë për të nisur sulme ndaj Perëndimit.

Në një intervistë për “Al Jazeera” ditën e mërkurë, Abu Mohammed al-Julani tha se fronti al-Nusra është përqendruar në marrjen e Damaskut dhe rrëzimin e Bashar al-Assad-it.

“Ne jemi këtu për një mision të vetëm, për të luftuar regjimin dhe agjentët e tij në terren, duke përfshirë edhe Hezbollahun dhe të tjerë”, theksoi ai.

Julani i mohoi pretendimet e Shteteve të Bashkuara se fronti ka një celulë sekrete të quajtur grupi “Khorasan” të cilës i është ngarkuar detyra e organizimit të sulmeve jashtë Sirisë. Nuk ekziston fare një grup i tillë, u shpreh ai, e kanë shpikur amerikanët për të mashtruar publikun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)