20 Prill 2024

Cameron paralajmëron largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian

Londër, 28 maj - Kryeministri britanik David Camerun do të nisë një tur vizitash në disa shtete evropiane për të paralajmëruar largimin e vendit të tij nga Bashkimi Europian.

Nëse krerët e BE-së nuk bien dakord me propozimin e Britanisë për reforma të thella institucionale brenda unionit, atëherë Cameron ka paralajmëruar ta dërgojë vendin në një referendum për të vendosur nëse duan apo të qëndrojnë në BE.

Edhe pse vetë diplomatët britanikë besojnë se krerët e BE-së do të ndërmarrin reforma të rëndësishme para referendumit, gjithsesi eksiton një frikë për ndarjen e unionit.

Britania kërkon rregulla më ashpra për të penguar emigrantët të marrin ndihmë sociale, garanci më të mëdha për qendrën financiare të Londrës “City of London” në rast të një integrimi më të ngushtë të Eurozonës, apo mospërjashtimin e Britanisë nga përpjekjet e BE-së për një bllok më të bashkuar.

Në takimet e tij diplomatike, Cameron do të takohet me kryeministrat e Holandës, Francës, Polonisë dhe Gjermanisë.

Me shumë gjasa referendumi do të mbahet në verën e vitit të ardhshëm, pasi në vitin 2017 janë zgjedhjet në Francë dhe Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)