20 Prill 2024

Mbahet takimi i tretë i grupit punues Kosovë-Këshilli i Evropës

Strasburg, 27 maj  - Sot është mbajtur takimi i tretë i grupit punues Kosovë-Këshilli i Evropës.

Këshilli i Evropës (KE) është përfaqësuar nga Bjørn Berge, shef i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të KE, Verena Taylor, drejtoreshë e drejtoratit për programe në KE, Isabelle Servoz Gallucci, shefe e zyrës së KE në Kosovë, Uwe Muller, këshilltar politik në drejtoratin për këshillim politik në KE.

Republika e Kosovës është përfaqësuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Strasbourg, Edon Cana, Sekretari i Përgjithshëm në MPJ, Kreshnik Gashi, dhe përfaqësues të ministrive relevante.
 
Në këtë takim, që pasqyron thellimin e ndërveprimit të drejtpërdrejte ndërmjet zyrtarëve të lartë të KE dhe të ministrive të linjës së Qeverisë së Kosovës, palët diskutuan intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës.

Zyrtarët e pranishëm janë zotuar se do të vazhdojnë të punojnë në drejtim të përmbushjes së standardeve në kuadër të konventave të Këshillit të Evropës.

Janë rishikuar dhe diskutuar të gjitha projektet që janë në implementim e sipër por edhe projektet e ardhshme.

Është bërë shkëmbimi zyrtar i marrëveshjes për imunitete dhe privilegje për zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovës.

Kosova ka demonstruar edhe një herë perkushtimin e saj drejt afrimit të mëtejmë me Këshillin e Evropes meqë ajo tashmë është anëtarësuar në organizata të cilat jane nën ombrellën e Këshillit të Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)