24 Prill 2024

Ismaili dekorohet me Medaljen për Shërbim të Shquar

Johnston/Iowa, 27 maj - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili, është dekoruar me medaljen për “Shërbim të shquar” nga Garda Kombëtare e shtetit të Iowa-s, në një ceremoni të veçantë ushtarake, e cila u mbajt në Kampin Dodge, në qytetin Johnston të Iowa-s. 

“Ambasadori Ismaili dekorohet për shërbim të veçuar meritor në shtetin e Iowa-s dhe Gardën Kombëtare gjatë mandatit si ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.\"

\"Përkushtimi dhe devotshmëria personale e ambasadorit Ismaili shtynë përpara vizionin e Gjeneralit dhe të gjithë Iowa-s për mbarë Kosovën që rezultoi në themelimin formal të marrëdhënieve dhe binjakëzimin në mes shtetit të Iowa-s dhe Kosovës dhe qyteteve të Pejës dhe Johnstonit. Lidershipi i fuqishëm i ambasadorit Ismaili, entuziazmi, mprehtësia në biznes dhe sjellja profesionale sigurojnë suksesin e Programit të Partneritetit shtetëror Iowa-Kosovë për vitet që vijnë”, thuhet ndër të tjera në motivacionin për medaljen e ndarë, të nënshkruar nga gjeneral–majori Timothy Orr, nga Garda Kombëtare e Iowa-s. 

Në këtë ceremoni u dekoruan edhe disa oficerë të Gardës Kombëtare të Iowa-s për shërbimin e tyre të dalluar, ndërsa i pranishëm ishte edhe Guvernatori i shtetit, të Iowa-s, z. Terry Branstad, dhe shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank J. Grass. 

Gjatë vizitës zyrtare dyditore në shtetin e Iowa dhe pjesëmarrjes në këtë ceremoni, ambasadori Ismaili, i shoqëruar nga Ministri-Këshilltar në ambasadë, z. Sami Kastrati. dhe Atasheu për Siguri, Gjeneral brigade, z. Xhavit Gashi, zhvilluan një sërë takimesh edhe me autoritetet më të larta të shtetit të Iowa-s.

Fillimisht, ata u pritën në Zyrën e Iowa-s për Shtetet Simotra nga ku, së bashku me drejtuesen e kësaj zyre, Kim Heidemann, dhe tre nxënës kosovarë, që aktualisht po vijojnë mësimet në shkolla të mesme në Iowa, u pritën nga senatorja Rita Hart, zëvendëssekretari i shtetit të Iowa-s dhe guvernatori, Terry Branstad.
 
Është me rëndësi të theksohet se në takimin me guvernatorin,Branstad u rikonfirmua mbështetja e mëtejme dhe zgjerimi i partneritetit tashmë të vendosur ndërshtetëror në mes shtetit të Kosovës dhe Iowa-s dhe është bërë e ditur se guvernatori Branstad ka mundësi të vizitojë Kosovën gjatë vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)