28 Mars 2024

Jahjaga: Vendeve të Ballkanit u duhen më shumë investime

Prishtinë, 26 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po i zhvillon punimet në Tiranë, nën kryesimin njëvjeçar të Republikës së Shqipërisë.

Presidentja Jahjaga në kuadër të samitit  ka thënë se duhet të tejkalohen krizat për zhvillimin e Ballkanit.

Ajo tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të bashkuar si asnjëherë më parë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

“Vendeve tona u duhen më shumë investime dhe të gjithë e dinë se nuk ka investime në vende ku nuk ka stabilitet”, ka thënë udhëheqësja kosovare, duke shtuar se për këtë duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit.

Sipas saj, vetëm bashkërisht mund ta luftohet edhe ekstremizmi dhe radikalizmit si dhe dukuri tjera të këqija në Ballkan.

"Ndryshimet e fundit në rajonin tonë kanë qenë të mundura vetëm përmes qëllimit të qartë të integrimit evropian. Dhe për këtë arsye ne kemi nevojë që perspektiva evropiane e rajonit, që na bashkon të gjithëve, të jetë konkrete dhe të ofrojë nxitje për reformat e brendshme."

“Ne nuk duhet ta humbim momentin ku kemi arritur, si vende të Ballkanit, neve na duhet më shumë përkushtim dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit”, tha Jahjaga.

Kosova sipas saj mbetet e përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore duke kontribuar në avancimin e këtij bashkëpunimi.

"Vendeve tona u duhet më shumë investime, dhe të gjithë e dimë që investitorët do t’iu shmangen vendeve që nuk ofrojnë stabilitet për të zhvilluar ekonominë", ka theksua ajo

Jahjaga po ashtu tha se reagimi ndaj ekstremizmit dhe radikalizmit duhet të jetë një luftë e përbashkët.

“Takime si këto duhet të na ndihmojmë të gjejmë mënyra si t'u përgjigjemi sfidave të së ardhmes. Asnjë vend nuk është i paprekshëm nga trendet e fundit të radikalizmit dhe ekstremizmit. Prandaj reagimi ynë duhet të jetë një luftë e përbashkët. Qeverisjet tona të ndërtuar mbi vullnetin e qytetarëve tanë, janë përgjigja më e mirë kundër këtyre fenomeneve. Siguria nuk është më çështje e brendshme, po duhet ta shndërrojmë në lidhjen më të fuqishme të uniteti rajonal”, tha znj. Jahjaga.

Bashkëpunimi, sipas Presidentes së Kosovës, është tek vullneti i vendeve “për të biseduar shtruar dhe për të arritur marrëveshje, tek vullneti ynë për të zbatuar marrëveshje që kanë qenë produkt i zgjidhjeve politike”.

“Na duhet më shumë kurajo, qartësi dhe më pak politikë ditore. Na duhet më shumë përkushtim ndaj vlerave që jemi zotuar që na udhëheqin në këtë shekull të ri”, përfundoi Presidentja e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)