26 Prill 2024

BE-ja reagon për tensionet Tiranë-Athinë

Bruksel, 25 maj - Bashkimi Evropian (BE), ka reaguar për mosmarrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me kërkimet për naftë në Detin Jon.


Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë të një rëndësie të madhe, ndaj shfaqi shpresën se do të vazhdojnë normalisht. “BE-ja nxit normalizimin e marrëdhënieve, si dhe i mbështet vendet në rrugën e tyre drejt BE-së.

Bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë me shumë rëndësi Inkurajojmë autoritetet për bashkëpunimin e pajtim”, u shpreh Kocijançiq. Në këtë mënyrë BE-ja, mbështet përparimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën europiane, duke normalizuar më parë marrëdhëniet mes vendeve.

Ky reagim erdhi pasi gazeta greke “To Vima” kishte shkruar se, me qëndrimin e saj Shqipëria po sfidon kufijtë mes dy vendeve. Gazeta shkruante gjithashtu se klima në rajon është shumë e tensionuar dhe këto tensione janë një alarm për irredentizmin shqiptar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)