19 Prill 2024

Nëpër Shkup grafite në përkrahje të Mijallkovit

Shkup, 25 maj - Shkupi këtyre ditëve është gdhirë me grafite masive me figurën e shefit të dorëhequr të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov, ndaj të cilit shprehet përkrahje dhe mosdorëzim me slloganin \"Gjithmonë në mbrojtje të atdheut\".

Përkrahja për Mijallkovin shprehet edhe në rrjetet sociale, ku përkrahësit e tij po grumbullojnë nënshkrime që ai të mbetet në detyrë edhe pas dorëheqjes së dhënë.

Qeveria në mbledhjen e ditës së nesërme pritet të vendos për dorëheqjen e Mijallkovit dhe zgjedhjen e drejtorit të ri të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Shumica e anëtarësisë së VMRO-DPMNE-së i kanë bërë thirrje liderit të tyre Nikola Gruevski që të mos e jap Mijallkovin. Dorëheqja e këtij të fundit pason pas ngjarjes së Kumanovës dhe aferës së përgjimeve, mirëpo pas një presioni ndërkombëtarë. (INA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)