27 Prill 2024

Në Stamboll përurohet parku “Adem Jashari”

Stamboll, 25 maj - Të dielën në Pendik të Stambollit është përuruar parku “Adem Jashari”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Fadil Osmani, i ftuar special nga Komuna Pendik e Stambollit.

Osmani tha se ishte ndjenjë e veçantë ta shikoje tërë atë park madhështor që mbanë emrin e heroit legjendar, Adem Jashari.

Remzi Sheker nënkryetar i komunës Pendik të Stambollit, i cili është me prejardhje shqiptare, ishte iniciator për ta pagëzuar një park modern me emrin e Adem Jasharit.

“Adem Jashari ishte sot i gjallë tek shqiptarët e Stambollit, sepse të gjithë shprehën emocionet e tyre në momentin kur parku u pagëzua me emrin e tij”, tha Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)