28 Mars 2024

Pack: Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës

Bruksel, 23 maj - Preambula në Kushtetutën e Serbisë, në të cilën precizohet se Kosova është pjesë e territorit të saj, jo vetëm që nuk është në përputhje me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në regjion, por përplaset edhe me tendencat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thotë Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian dhe anëtare e partisë CDU, të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Doris Pack, duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, thekson se nuk duhet të anashkalohet problemi i përcaktimit të saktë të kufijve të Serbisë dhe numrit të qytetarëve të saj, gjë që është çështje e patejkalueshme për shtetet që mëtojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë e dinë se deri në momentin kur Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian, çështja e marrëdhënieve me fqinjët duhet të zgjidhet. Kështu që, jam e bindur që do të nevojitet ndryshimi i sërishëm i Kushtetutës së Serbisë, në qoftë se kjo nuk ndodhë tani\", shprehet Pack.

Sipas eurodeputetes, ende nuk ka ardhur momenti i hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, por, sipas saj, çështja e heqjes së preambulës do të aktualizohet përsëri në fund të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe autoritetet serbe do të duhet të ballafaqohen me këtë çështje.

“Në këtë moment, askush nuk do të insistojë në ndryshimin e preambulës, në qoftë se për këtë nuk ekziston gatishmëria. Nuk jam nga ata që sugjeroj që kjo duhet të bëhet menjëherë, por është definitive se kjo duhet bërë kurdo qoftë. Mbetet tek ata që të gjejnë momentin e duhur, sepse kjo është e pashmangshme. Momenti final për pranimin e rezultatit të pashmangshëm është oborri i Bashkimit Evropian, ndërkohë që bisedimet janë në vazhdim e sipër. Në këtë proces, do të kalojë koha dhe në fund do të arrijmë deri te një pikë kur Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Pack.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)