19 Prill 2024

Parandalimi i ekstremizmit forcon sigurinë globale

Aman, 22 maj - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me mbretin Abdullah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ku po merr pjesë me ftesë të Lartmadhërisë së tij.

Presidentja Jahjaga dhe mbreti Abdullah i Jordanisë, biseduan për çështjet e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçante ne fushën e ekonomisë, të investimeve dhe në atë të sigurisë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi mbretin Abdullah të Jordanisë për ftesën për të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror dhe për mbështetjen që Jordania vazhdon t\'i ofrojë Kosovës në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të saj.

Presidentja Jahjaga dhe mbreti Abdullah i Jordanisë vlerësuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit në nivel global për përballjen dhe përgjigjen e përbashkët ndaj kërcënimeve për sigurinë, jo vetëm të shteteve veç e veç, por në shkallë më të gjerë. Ata theksuan se parandalimi i zgjerimit të radikalizmit dhe ekstremizmit, kudo, do të forcojë sigurinë globale dhe kjo është në interes të dyja shteteve që kultivojnë traditën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare si vlera të veçanta. Mbreti Abdullah i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe tha se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën në proceset nëpër të cilat kalon ajo dhe në konsolidimin ndërkombëtar të saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)