24 Prill 2024

Obama: E ardhmja e Amerikës varet nga zgjidhja e paragjykimeve racore

Nju Jork, 5 maj - E ardhmja e Amerikës varet nga zgjidhja e problemeve që dalin nga pabarazia dhe paragjykimet racore, ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.

Presidenti amerikan e deklaroi këtë në konferencën për mediat të mbajtur në New York, me rastin e hapjes së organizatës jofitimprurëse \"My Brother\'s Keeper Alliance\", e cila do të angazhohet për ofrimin e më shumë mundësive për djemtë e rinj afro-amerikan dhe ata të origjinës latino-amerikane.

Pas vdekjes së afro-amerikanit 17-vjeçarit Trayvon Martin të cilin në Florida e qëlloi një roje civile e vendbanimit George Rimmerman në vitin 2012, qeveria ka nisur programin e quajtur \"My Brother’s Keeper Alliance\" në mënyrë që të promovojë të drejtat e minoriteteve në Amerikë.

\"E ardhmja e Amerikës varet nga ajo se si do të kujdesemi për këtë. Nëse nuk do të kujdesemi vetëm do të kalojmë nëpër cikle të njëjta të konflikteve periodike\", deklaroi Obama duke aluduar në vrasjet e të rinjve të paarmatosur me ngjyrë, gjë e cila në muajt e fundit nisi një sërë demonstratash në mbarë vendin.

\"Katalizator i protestave ishin vdekjet tragjike e të rinjve dhe ndjenja e njerëzve që ligji nuk po zbatohet në këtë vend\", tha Obama, duke shtuar se latino-amerikanët dhe afro-amerikanët kanë ndjenjën se ligji ndaj tyre zbatohet ndryshe, kur është fjala për ndalime, arrestime dhe akuza.

Fjalimi i presidentit amerikan pasoi një javë pas protestave të dhunshme në Baltimore të organizuara për shkak të vdekjes së afro-amerikanit Freddy Grey i cili ndërroi jetë nga lëndimet të shtyllës kurrizore, teksa ishte në qendrën e paraburgimit. 

Vdekja e Greyit ka iniciuar një seri demonstratash kundër brutalitetit policor sepse supozohet se të riun e ndjerë policët e kanë dhunuar.

Protestat janë përhapur edhe në New York, Chicago, Seatlle, San Francisko, Oakland dhe Oklahoma.

Pak para konferencës për shtyp, Obama mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me studentët me ngjyrë të cilët kanë folur për përvojat e tyre me policinë. Disa prej tyre thanë se policia i ndalonte dhe kontrollonte pa asnjë arsye.(AA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)