19 Prill 2024

Thaçi kërkon mbështetje për MSA, anëtarësim në KE dhe UNESCO

Luksemburg, 4 maj - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, njëherësh ministër për Imigrim dhe Azil, të Luksemburgut, Jean Asselborn. 

Zëvendëskryeministri Thaçi vlerësoi përkrahjen e Luksemburgut dhe interesimin personal të zëvendëskryeministrit Asselborn për konsolidimin e shtetit të Kosovës në planin e brendshëm, me integrimin e pjesës veriore të vendit, si dhe në atë të jashtëm përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Ne po e thellojmë bashkëpunimin me vendet fqinje dhe shteti kosovar po vazhdon të dëshmohet konstruktiv në dialogun me Serbinë në Bruksel.\"

\"Kosova dhe Luksemburgu kanë bashkëpunim të mirë në pengimin e imigrimit ilegal dhe se Qeveria e Kosovës është treguar e suksesshme në ndërprerjen e valës së imigrantëve ilegalë dhe rrugëve të trafikimit të njerëzve”, ka thënë Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi, homologut të tij në Luksemburg, Jean Asselborn, i ka kërkuar përkrahje për MSA-në, për përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)