28 Mars 2024

Krijohet rrjeti i juristëve shqiptarë në Austri

Prishtinë, 27 prill - Ministria e Diasporës, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, mblodhi juristët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Austrisë, për të krijuar rrjetin e juristëve në diasporë.

Në këtë takim, ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukelli, e vlerësoi nismën si një hap të qëlluar, duke u bazuar edhe në përvojat e shteteve të tjera, ku identifikohen mekanizmat e komunikimit të ndërsjellë që do të sillte dobi për të dyja anët, si për bashkatdhetarët tanë, ashtu edhe për institucionet e Kosovës.

Po ashtu, për projektet që janë iniciuar nga Ministria e Diasporës, mbështetjen e parezervë e dha edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, i cili spikati punën e pazëvendësueshme të Ministrisë së Diasporës përgjatë viteve, për t’i koordinuar përpjekjet dhe aktivitetet e diasporës sonë, pavarësisht nga rajoni apo shteti prej të cilit vijnë - Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni.

U.d. sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Mentor Borovci, shpalosi para të pranishmëve projektet e MeD-së, duke vënë theksin në vendosjen e bazave themelore për organizimin sa më të mirë të diasporës dhe avancimin e të drejtave të tyre nëpërmjet këtyre mekanizmave, jo vetëm vizavi vendeve ku jetojnë dhe veprojnë, por edhe institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë zgjodhën edhe koordinatorët e rrjetit të juristëve me shumicë votash:

1.    Marta Vejseli, PhD- koordinatore,
2.    Behar Beqaj,
3.    Ardian Bekeri,
4.    Elhame Thaqi,
5.    Kamber Xhaka,
6.    Atdhe Kurteshi.
Rrjete të juristëve do të vazhdojnë të krijohen edhe në shtetet e tjera ku ka përqendrim të diasporës dhe mërgatës sonë.

Ky projekt është mbështetur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe nga Zyra e Kryeministrit, ndërsa implementohet nga Ministria e Diasporës.



 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)