24 Prill 2024

Ministri Murati viziton bashkatdhetarët në Danimarkë

Kopenhagë, 24 prill - Gjatë vizitës së tij zyrtare në Danimarkë, ministri i Diasporës, Valon Murati, pati disa takime me bashkatdhetarët që jetojnë në këtë shtet.

Në qytetin e Horsens të Jylandit, ministrin Murati e pritën një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët i ishin mirënjohës, për shkak se kjo vizitë ishte e para e një zyrtari të  shtetit  në këtë rajon.

Në këtë takim, ministri Murati dhe bashkëpunëtorët e tij i paraqitën objektivat e MeD-së,  si dhe i shpalosën planet e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me bashkatdhetarët.

Gjithashtu, Ministri Murati u takua edhe me bashkatdhetarët në qytetin e Kopenhagës.  Me këtë rast, ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Kastriot Robo, dhe ambasadori i Maqedonisë, Naim Memeti.

Edhe në këtë takim, ministri Murati foli për nevojën e rrjetëzimit të diasporës sonë, duke potencuar se diaspora shqiptare ka luajtur një rol të veçantë në historinë kombëtare, prandaj MeD-ja e trajton atë një dhe të pandarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)