29 Mars 2024

Çështja e Vojvodinës, e hapur

Novi Sad, 19 prill - Zëvendëskryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Bojan Kostresh, ka deklaruar se autonomia e Vojvodinës është “vazhdimisht e hapur” dhe ka vlerësuar se kjo mund të sjellë prolbleme.

“Nëse Vojvodina shndërrohet në problem, atëherë kjo nuk është mirë as për Vojvodinën, as për Serbinë”, i tha Kostresh së përditshmes, Dnevnik, me seli në Novi Sad. Sipas tij, prej vitit 1988, kur regjimi i atëhershëm i Sllobodan Millosheviqit, ia mori Vojvodinës autonominë e gjërë, e deri te qeveria e tashme, nuk është marrë përgjigje e qartë në pyetjen se a duhet Vojvodina të jetë autonome dhe cilin nivel të autonomisë ajo duhet ta ketë. “Kur të merremi vesh për këtë çështje kryesore, atëherë mund të shkojmë mëtutje”, tha Kostresh. (REL)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)