19 Prill 2024

Tragjedi në Siçili, mbyten 672 emigrantë

Romë, 18 prill - Një tjetër tragjedi e emigrantëve në ngushticën e Sicilisë ka ndodhur ditën e sotme, kur një anije me 700 persona është përmbytur 60 km në veri të Libisë.

Një anije mallrash arriti të shpëtonte vetëm 28 prej emigrantëve, ndërkohë që nuk dihet fati i 672 emigrantëve të tjerë.

Sipas agjencisë ANSA, një anije peshkimi kishte nisur dje një thirrje për ndihmë ndaj rojeve bregdetare, ku më pas ishte saktësuar se një anije me rreth 700 emigrantë në bord, kishte vështirësi në navigacion.

Sipas tregtarëve, që bënë të mundur shpëtimin e 28 personave, të gjithë emigrantët ishin vendosur në një anë të anijes, duke bërë që rrokullisej. Në zonën ku ndodhi ngjarja janë angazhuar edhe helikopterë, në kërkimin e ndonjë të mbijetuarit e tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)