28 Mars 2024

Vuçiç: Thaçi do të arrestohet në Beograd

Beograd, 18 prill - Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar arrestimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, në Beograd.

Për medien serbe B92, Vuçiç është shprehur se ligjet në Serbi ekzistojnë dhe se ato do të veprojnë nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd.

“Ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti jonë do të veprojë sipas ligjit nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka intervenuar dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçi”, thotë Vuçiç.

I pyetur se si nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçiç tha se “Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”.

Sipas mediave të Beogradit, mësohet se ka pasur intervenime nga Brukseli që Thaçi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizatë të rinjsh. Ndërkohë kryepolici serb Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se Thaçi do të arrestohet nëse vjen në Serbi,ndërsa homologu i Thaçit Ivica Daçiç e quan të panevojshme këtë vizitë të paralajmëruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)