25 Prill 2024

Dialogu Kosovë - Serbi vazhdon më 21 prill

Bruksel, 17 prill - Bashkimi Evropian ka konfirmuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi do të mbahet më 21 prill.

Në një njoftim për media thuhet se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të takojë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, të martën e ardhshme në Bruksel.

Zyra e Mogherinit po ashtu njofton se kryeministrat do të rishikojnë përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe do të këmbejnë pikëpamjet për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)