16 Prill 2024

Daka, në Konferencën e Trupave Menaxhuese Zgjedhore në Bruksel

Bruksel, 1 prill – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës i është bashkuar rreth 60 institucioneve nga vende të ndryshme të botës, të cilat merren me organizimin e zgjedhjeve, në Konferencën e 12-të më radhë të Trupave Menaxhuese Zgjedhore që u mbajt në Bruksel.

KQZ u përfaqësua nga kryetarja, znj. Valdete Daka, e cila ishte në mesin e 160 pjesëmarrësve që përfaqësonin institucione të ndryshme të zgjedhjeve si dhe institucione të shumta ndërkombëtare.

“Sigurimi i neutralitetit, paanshmërisë dhe transparencës në zgjedhje: roli i Trupave Menaxhuese Zgjedhore”, ishte tema qëndrore e kësaj konference e bashkëorganizuar nga Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Brendshme të Belgjikës (Njësia e Zgjedhjeve).

Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit diskutuan çështje të shumta që lidhen kryesisht me elementet esenciale për zgjedhje të paanshme dhe transparente.

Pjesëmarrësit, në fund të kësaj konference, miratuan edhe Deklaratën Përfundimtare të Konferencës. 
    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)