25 Prill 2024

Pajaziti e Rashiq marrin pjesë në seminarin Rose-Roth në Serbi

Beograd, 31 mars - Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga deputetët Zenun Pajaziti dhe  Nenad Rashiq , po marrin pjesë në Seminarin Rose-Roth, të 88-të, në Beograd, të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-së.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në aktivitet e AP të NATO-së ftohet në cilësinë e vëzhguesit, status ky i fituar që nga qershori i vitit  2014.

Seminari me temë “Serbia, Ballkani Perëndimor, dhe Komuniteti Euro-Atlantik”, filloi me  31 mars dhe do të mbarojë më 2 pill 2015.

Gjatë seminarin do të diskutohen pika të ndryshme me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë integrimin Euro-Altantik, bashkëpunimin rajonal, lutën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vlen të theksohet se të enjten më ë 2 prill, pikë e rendit të ditës  e seminarit do të jetë :”Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës: Rruga Përpara”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)