23 Prill 2024

Vulin: Kosova nuk është e pavarur

Beograd, 31 mars - Ministri serb i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, tha sot në Mitrovicë se Kosova gjendet nën administrimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe se \"Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës\".

Duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Kosovës për Integrime Evropiane, Bekim Çollkau, i cili tha se Serbia e ka njohur Kosovën, ndërsa kjo ilustrohet edhe me Marrëveshjen e Brukselit, Vulini mohoi këtë duke thënë se Kosova nuk është e pavarur dhe se serbët kurrë nuk do ta njohin shtetin kosovar.

“Ju nuk jeni të pavarur. Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Për Serbinë, Kosova është zonë nën administrimin e bashkësisë ndërkombëtare në përputhje me Rezolutën 1244 dhe asgjë më shumë”, tha Vulin.

“Provoni të bëni të miratoni një ligj të rëndësishëm pa marrë mbështetjen e Beogradit dhe do të shihni se a do t’ia arrini. Çfarë pavarësie është kjo, kur për të negocioni edhe në Bruksel”, pyeti Vulin, duke shtuar se qeveria e Kosovës nuk duhet të luajë dhe mashtrojë popullin e saj.

“Një sjellje dhe deklaratë e tillë tensionin vetëm situatën politike në Kosovë”, shtoi Vulin, duke theksuar se autoritetet në Serbi nuk janë të detyruara të marrin pjesë në lojërat e përditshme politike të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)