29 Mars 2024

Harta e Kosovës zgjidhet harta më e mirë e muajit në Eurostat

Bruksel, 6 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës mori edhe një shpërblim nga Eurostati. Më 2 mars 2015, Forumi Evropian për Gjeostatistika në bashkëpunim me Eurostat-in e kanë zgjedhur hartën e Republikës së Kosovës hartën më të mirë të muajit.

Kjo është një arritje e madhe për Agjencinë e Statistikave të Kosovës pasi përderisa disa vende të Rajonit sapo janë bërë anëtare të Forumin Evropian për Gjeografi dhe Statistika, e ku anëtarë të përgjithshëm janë 43 shtete të ndryshme të botës, Kosova arrin që për herë të tretë ta zë vendin e parë me hartën më të mirë të muajit. Kosova është anëtare e Forumit Evropian për Gjeografi dhe Statistika që nga viti 2010.

Harta e Kosovës me informacione statistikore e zgjedhur si hartë e muajit, përman informacione statistikore lidhur me udhëtimet ditore dhe javore për arsye pune, edukimi a familjare, që bëhen nga vendbanimet e tjera të Kosovës për në qytetin e Prishtinës.

Në këtë hartë është kalkuluar mesatarja sipas distancës së udhëtimit për çdo udhëtar. Kështu, sipas qëllimit të udhëtimit del se çdo udhëtar ka kaluar 34 km për qëllime pune, ndërsa për qëllime edukimi dhe familjare është 40 km gjatësi.

Njerëzit që udhëtojnë kanë ndikim si fenomen mbi flukset e qarkullimit të automjeteve, andaj të dhënat e paraqitura përmes kësaj harte janë të rëndësishme për planifikim dhe menaxhim të transportit dhe të trafikut rrugor urban.

Rritja territoriale e qytetit, veçanërisht dendësia e popullsisë e ka rritur numrin e udhëtimeve, që në shumicën e rasteve manifestohen me probleme, si: humbje e kohës, ndotje të mjedisit, aksidente rrugore, aksidente të këmbësorëve, mungesë e infrastrukturës për biçikleta, etj.

Burimi i të dhënave për përpilimin e kësaj harte është Regjistrimi i Popullsisë 2011, ndërsa për analizë dhe vizualizim të të dhënave është përdorur programi i ArcGIS-it, versioni 10.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)