26 Prill 2024

Shqipëria dhe Kosova të heshtura për krizën politike në Maqedoni

Prishtinë, 5 mars - Autoritetet zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës po heshtin lidhur me krizën aktuale politike në Maqedoni.

Qeveria shqiptare, por edhe ajo e Kosovës, por përfshirë edhe institucione të tjera nuk janë deklaruar akoma lidhur me këtë situatë të tensioneve politike, e mbretëruar me aferën e përgjimeve të nxjerrur nga ana e opozitës maqedonase.

Agjencia e lajmeve INA nuk ka siguruar ndonjë përgjigje lidhur me komentet e kësaj situate, me arsyen se bëhet fjalë për çështje të brendshme politike.

“Jemi duke ndjekur situatën atje dhe tani për tani nuk duam të komentojmë asgjë. Kërkojmë që të gjitha palët të tregojnë konstruktivitet dhe maturi, duke shtruar zgjidhjen e krizës konform rregullave demokratike dhe standardeve evropiane. Është thjesht një çështje e brendshme dhe nuk kemi çka të komentojmë”, theksoi për INA, një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Por, vetëm pak ditë para shpërthimit të kësaj afere në Shkup ndodhën vizitat e njëpasnjëshme të  zyrtarëve më të lartë shtetëror të Tiranës dhe Prishtinës, si kryetari i Parlamentit shqiptar Ilir Meta, ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe shumë zyrtarë të tjerë, të cilët inkurajuan vendin në rrugën e evrointegrimeve dhe mbështetjen e ofruar në këtë proces.

Por, këto vizita përfunduan vetëm me këto deklarata të zakonshme, pa pasur në plan asnjë kërkesë të qartë politike sa i përket pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)