20 Prill 2024

Kroacia e nxori Titon nga presidenca

Zagreb, 1 mars - Presidentja e re kroate Kolinda Grabar Kitaroviç ka ndërmend  të nxjerrë bust-monumentin e diktatorit jugosllav Josip Broz Tito nga pallati presidencial në Zagreb.

Zëdhënësi i saj Luka Xhuriç njoftoi, se udhëheqësi i ri i shtetit ka ndërmend gjithashtu të pakësojë numrin e administratës dhe të personelit në presidencë. Kolinda Grabar Kitaroviç ka emëruar vetëm 13 këshilltarë.

Tek paraardhësi i saj Ivo Josipoviç ata ishin 40. Lideri i Komunitetit demokratik kroat, të cilit i përket edhe Kitaroviç, Tomisllav Kramarko jo një herë ka bërë thirrje për nxjerrjen e bustit të Titos, të cilin ai haptazi e quan kriminel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)