23 Prill 2024

Vritet lideri i opozitës në Rusi

Moskë, 28 shkurt - Një atentat me armë zjarri natën e së premtes nga persona ende të paidentifikuar shkaktoi vdekjen e liderit të opozitës ruse Boris Nemtsov në qendër të Moskës.

Grupi hetimor po mbledh dëshmi në vendngjarje. Në një deklaratë të zëdhënësit të presidentit rus, Dmitri Peskov thuhet se sipas kreut të shtetit Putin, të gjitha faktet dëshmojnë se vrasja është kryer me paramendim dhe për qëllime provokuese.

Putini i ka kërkuar grupit hetimor ti raportojë direkt për të rejat e fundit, si dhe ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Nemtsovit.

Vrasja e liderit opozitar ndodhi pak orë para protestave të 1 marsit kundër konfliktit në lindje të Ukrainës, si dhe kundërshtimit ndaj politikës aktuale të qeverisë ruse, që sipas opozitës shkaktoi krizën ekonomike në vend. Opozitari Nemtsov ishte një nga nismëtarët e kësaj proteste.

56 vjeçari Nemtsov ishte zv/kryeministri i parë i Rusisë në periudhën 1997-1998 si dhe nënkryetar i Dumës Ruse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)