29 Mars 2024

Në 48 orët e fundit, asnjë kalim i paligjshëm i kufirit në Hungari

Beograd, 27 shkurt - Kryetarja e Komisionit parlamentar për Mbrojtjen dhe Punët e Brendshme, Marija Obradoviç deklaroi sot se Ministria e Brendshme po bën përpjekje për uljen e numrit të emigrantëve shqiptarë nga Kosova, që zgjedhin kufirin serb për t’iu drejtuar Perëndimit.

\"Në 48 orët e fundit, asnjë kalim i paligjshëm i kufirit nuk është regjistruar, ndërsa për shembull, në gjysmën e parë të shkurt u ndaluan rreth 150 kalime të paligjshme\", tha Obradoviç për agjencinë “Tanjug”.

Në bashkëpunim me kolegët nga vendet fqinje, si Gjermania dhe Austria, Ministria e Brendshme e Serbisë ka ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve të paligjshëm mbi kufijtë serbë.

Ministria serbe ka rritur praninë e policisë kufitare dhe ka dislokuar anëtarët shtesë të xhandarmërisë dhe të Policisë të Përgjithshme, të cilët kanë kontribuar në ndalimin e emigrantëve shqiptarë, të cilët përpiqen të kalojnë kufijtë muajt e fundit.

Ajo tha se përgjithësisht, këta emigrantë janë me dokumente false dhe më një certifikate administrativ që iu jep mundësin e lëvizjes në Serbi, në mënyrë që të arrijnë në vendet e BE-së, kryesisht në kërkim të punës.

\"Si kryetare e Komitetit, unë do të doja të përgëzoj aktivitetet dhe përkushtimin e Ministrisë së Brendshme, që kanë për qëllim uljen e këtij fenomeni\", deklaroi Obradoviç.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)