19 Prill 2024

Rivali i Abbasit merr pasaportë serbe

Beograd, 1 shkurt - Serbia ia ka dhënë shtetësinë një rivali politik të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Mohammed Dahlanit i është dhënë shtetësia në vitin 2013. Përveç Dahlan, pasaportën serbe e ka marrë edhe gruaja e tij, katër fëmijët e tij, një i afërm dhe pesë mbështetës palestinezë.
Dahlan, 53 vjeçar, është një biznesmen dhe një ish-ndihmës i sigurisë së presidentit Abbas.

Ai ishte përjashtuar nga partia Fatah në vitin 2011 dhe nën akuzat për korripsion dhe vrasje, ai kishte humbur imunitetin. Ai ka jetuar në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe.(REL)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)