29 Mars 2024

ISIS vret gazetarin japonez

Bagdad, 1 shkurt - ISIS ka shpërndarë një video të ekzekutimit të pengut të dytë japonez, gazetarit Kenji Goto, duke i prerë atij kokën.

Goto shfaqet i veshur me një tutë portokalli, sikurse pengjet e mëparshme të Shtetit Islamik. Ai duket se është vrarë nga terroristi i njohur me prejardhje britanike, që identifikohet si “Xhihadisti Xhon”.

John i drejtohet qeverisë japoneze duke thënë: “Ju, bashkë me aleatët tuaj idiotë, nuk e keni kuptuar që ne jemi të etur për gjakun tuaj”.

Për lirimin e Goto xhihadistët kishin kërkuar lirimin e terroristes irakiane Sajida Rishai, që ndodhet e burgosur në Jordani. Vrasja e japonezit të dytë nga ISIS është dënuar nga Ban Ki Moon sekretari i përgjithshëm i OKB. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)