20 Prill 2024

Diskutohen interesat e dyanshme mes Kosovës dhe Kroacisë

Zagreb, 30 janar - Ministri i Diasporës, Valon Murati po qëndron në një vizitë pune në Republikën e Kroacisë, me ç’rast u takua me drejtoreshën e Zyres Shtetërore për Kroatët Jashtë Vendit, znj. Daria Krsticevic dhe me delegacionin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit, udhëhequr nga Ministri prof. dr. Vedran Mornar dhe ndihmës Ministri, Stasha Skenzhic.

Gjatë këtyre takimeve u prezantuan projektet aktuale të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, për bashkatdhetarët e të dy vendeve, ku u shkëmbyen përvojat në projektet si mësimi plotësues në gjuhën amtare, ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar, si dhe promovimi dhe avansimi i të drejtave socio-politike të diasporës.

Në takimin me znj. Krsticevic, ministri Murati u njoftua për së afërmi me modalitetet e punës së kësaj zyre, procedurën e miratimit të Ligjit për Kroatët jashtë vendit si dhe me punën e Këshillit Qeveritar të Kroatëve jashtë Kroacisë.

Ministri Murati e falenderoi znj. Krsticevic për pritjen. Pasi e njoftoi për punën dhe projektet e Ministrisë së Diasporës, të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, posaçërisht në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe adresimit të sfidave që paraqiten në raport me diasporën.

Gjatë pasdites, Ministri i Diasporës, Murati takoi edhe Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, prof. Vedran Mornar, me të cilin u diskutua edhe situata aktuale mbi mësimin plotësues të gjuhës shqipe për bashkatdhetarët që jetojnë në Kroaci, ndërsa u diskutua mundësia e bashkëpunimit në këtë fushë për të ngritur numrin e nxënësve të gjuhës shqipe në shkollat në Kroaci.

Ministri Mornar, falenderoi Murati për vizitën, ndërsa kërkoi nga Ministria e Diasporës qe të ndihmojë në dërgimin e më tepër teksteve shkollore për nxënësit e gjuhës shqipe.


Ministri i Diasporës, Murati ftoi Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Sportit që në një të ardhme të afërt të vizitojë Republikën e Kosovës, ndërsa që të dy u dakorduan për mbështetje reciproke në fusha si sporti dhe shkenca.
 


 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)