28 Mars 2024

Mbështetje financiare nga BE për bashkëpunim kufitar, Maqedoni - Kosovë

Shkup, 29 janar -  Në kuadër të promovimi i projekteve të para granteve, të kontraktuara në kuadrin e Programit të bashkëpunimit ndërkufitar, të financuar nga BE në mes të Maqedonisë dhe Kosovës, u organizua ceremonia e prezantimit të përfituesve të  granteve  për programin  e bashkëpunimit ndërkufitar.

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Osmani tha se Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar ka për qëllim të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar, përmes përkrahjes së aktiviteteve të përbashkëta dhe projekteve për bashkëpunim ndërkufitar, që do të ndikonin në gjendjen ekonomike dhe sociale të popullit, përmirësimin e menaxhimit të përbashkët, valorizimin e burimeve njerëzore, natyrore dhe kulturore si dhe fuqizimin e imazhit dhe kohezionit në rajon.

Sekretari Osmani tha se rajoni kufitar ndërmjet vendeve është i pasur me resurse të llojllojshme, që paraqesin një kapacitet potencial që mund të zhvillohet, e cili mund të ketë ndikim të madh në qëllimin dhe përmbushjen e pritjeve të BNK-së. “Banorët që jetojnë në zonën kufitare do të kenë mundësi që përmes BNK-së të zhvillojnë dhe përmirësojnë kushtet jetësore, të kenë më shumë prosperitet në të ardhmen dhe në këtë mënyrë të mos largohen nga këto zona kufitare” theksoi z. Osmani .

Në ceremoninë e inaugurimit të kontratave të para grantit sipas programit të BNK, me Kosovën,  folën edhe Shef i Delegacionit të Bashkimit  Evropian H.E. Mr Aivo ORAV, Ministri  i Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoni, z. Lirim Osmani ndërsa po marrin pjesë kryetarët e komunave nga Gjilani z. Lutfi Haziri, Kryetari i komunës së Dragashit, z. Selim Jenuzi dhe  Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti .

Përfituesve të  granteve  për programin  e bashkëpunimit ndërkufitar janë gjithsej gjashtë projekte të shpërblyera dhe kontraktuara që vijnë nga institucione dhe organizata, të cilat janë të përqendruara në fusha të ndryshme, ndërsa përfitues të projekteve nga Kosova janë komuna e Gjilanit, Vitisë dhe Dragashit.

Thirrja e parë për projekt propozime për grande  sipas Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, të financuar në kuadër të Instrumentit për Para-anëtarësim, është bërë me 15 nëntor 2013. Alokimet e përgjithshme financiare  të projekteve fituese, që do të zbatohen në të dy anët e kufirit, është rreth 2.160.000 EUR. Grantet e përzgjedhura do të zbatojnë aktivitetet e projektit sipas komponenteve: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor dhe kohezioni social dhe iniciativave njerëzit për njerëzit.

Programi do të vazhdojë me  një trajnim hyrës që do të mbahet nga ana e Delegacionit të BE dhe dy Strukturave Operative të Qeverive për të  gjithë përfituesit, për të mbështetur ata në zbatimin e suksesshëm te projekteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)