25 Prill 2024

Krijohet qeveria e re greke

Athinë, 28 janar - Pas betimit te presidenti Papulias, kryeministri i ri grek Tsipras formoi të martën kabinetin qeveritar ku në postin e zëvendëskryeministrit u emërua deputeti i Syriza-s, Yiannis Dragasakis, ndërsa lideri i forcës aleate \"Grekët e pavarur\" Panos Kamenos mban postin e ministrit të mbrojtjes.

Ekonomisti Yanis Varoufakis do të jetë ministri i financave ,ndërsa ministria e jashtme do të drejtohet nga profesori i shkencave politike dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, Nikos Kotzias.

Kryetari i Partisë \"Syriza Alexis\" Tsipras, njëherësh kryeministër i vendit ka deklaruar shpesh ditët e fundit se nuk përbën problem mbetja e vendit në eurozonë dhe si vend anëtar i BE-së.

Ai ka ritheksuar se qeveria e tij do të ndryshojë politikën e shtrëngesës ekonomike të iniciuar në vitin 2010, për të zgjidhur problemin e papunësisë.

Sipas kreut të ri të qeverisë bisedimet ndërmjet Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë do të jenë të vështira, por ai ka siguruar se midis palëve nuk do të ketë konflikte.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së ministrave të financave të vendeve të BE-së, të martën në Bruksel u theksua se do të vazhdojë ndihma për Greqinë për zbatimin e reformave. Komisioneri i BE-së për çeshtjet e euros Valdis  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)