25 Prill 2024

Kamerun: Zgjedhjet e Greqisë shtojnë destabilitetin në të gjithë Evropën

Londër, 26 janar - Deivid Kamerun, kryeministër i Anglisë, të dielën në mbrëmje ka reaguar ndaj fitores së partisë “Syriza” në zgjedhjet e Greqisë dhe pretendoi se këto zgjedhje mund të shtojnë destabilitetin ekonomik në të gjithë Evropën.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Kamerun me anë të një mesazhi të publikuar në faqen e tij në Twitter, ka thënë: “Zgjedhjet e Greqisë do të bëhen shkak për shtimin e destabilitetit në të gjithë Evropën dhe pikërisht kjo është arsye për çfarë Anglia insiston në programin e saj të veçantë si dhe në paraqitjen e programit të sigurisë”.

Vlen të theksohet se Anglia përveçse deri tani nuk është bërë anëtare e zonës së euros, ka kërcënuar se do të largohet nga BE nëse nuk pranohen kërkesat e saj rreth çështjes së migrimit dhe forcës punëtore në vendet evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)