24 Prill 2024

Samaras pranon humbjen në zgjedhjet e parakohshme

​Athinë, 26 janar - Kryeministri aktual i Greqisë, Antonis Samaras, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme dhe i ka uruar fitoren partisë SYRIZA.

Samaras ka thirrur liderin e SYRIZA-s, Alexis Tsiprasin, për t’i uruar fitoren.

“Populli grek ka vendosur dhe ne e respektojmë vendimin e tij. Kam ndërgjegje të pastër. Demokracia e Re do të jetë e gatshme që të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimet e ardhshme”, ka thënë Samaras pas publikimit të Exit Pollit që fitues nxori partinë opozitare.

Partia fituese e udhëhequr nga Alexis Tsipras edhe sipas rezultateve të para ka fituar shumicën në parlamentin grek.

Ato i japin SYRIZA-s një fitore prej 35 për qind të votave dhe me këtë rezultat partia e Alexis Tsipras nuk e ka mazhorancën absolute. Rezultatet janë bazuar në 15 për qind të fletëve të votimit të numëruara deri tani.

Në vend të dytë ndodhet partia e kryeministrit Samaras, Demokracia e Re me rreth 30 % të votave. Në vend të tretë renditet “Agimi i Artë”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)