23 Prill 2024

Gjuriq: Kosova dështoi të futet në Trepçë

Beograd, 23 jaanr - Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia ka bërë hapat e duhur për të ndaluar “futjen” e shqiptarëve në Trepçë.

Ai ka theksuar se Prishtina është përpjekur të krijojë “situatën shah-mat”, por nuk ia ka dalë.

“Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi janë përpjekur që të na e krijojnë situatën e shah-matit, së pari që paneli i posaçëm i Gjykatës Supreme të Kosovës të marrë vendimin me të cilin Trepça likuidohet nëse nuk bëhen ndryshime në Ligjin për ndërmarrjet publike e pastaj të bëjnë ndryshime ligji, po ashtu që ta shpallin 100 për qind pronë të të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, ka deukaruar Gjuriq, raporton gazeta serbe “Novosti”.

Sipas tij, shqiptarët u frikohen bisedimeve për pasuri dhe atyre sistematikisht po u ikin.

\"Kyeministri Vuçiq dhe zëvendësi i tij Daçiq qe dy vjet e gjysmë insistojnë për to\" ka thënë ai.

Gjuriq ka theksuar se”udhëheqësve të Kosovës u ka mbetur , siç ka thënë ai, vetëm retorika e nxehtë dhe se ata çdo ditë përpiqen të shpikin diçka, si rastin e Trepçës tash, e kur nuk ia dalin, e hedhin topin në oborrin tonë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)