18 Prill 2024

Gjermania përjashton zbutjen e sanksioneve antiruse

Berlin, 25 dhjetor - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, përjashtoi çdo zbutje të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, ekonomia e së cilës mund të futet në recesion vitin e ardhshëm.

\"Natyrisht që ne jemi të shqetësuar rreth zhvillimeve në Rusi\", deklaroi Schauble për gazetën \"Rheinische Post\", duke shtuar se i takonte qeverisë ruse të parandalonte recesionin.

\"Çdo ditë unë shpresoj që Rusia t’i rikthehet bashkëpunimit me Perëndimin, por deri atëherë ne do t’u përmbahemi sanksioneve\", theksoi ai.

Komentet e Schaubles i bëjnë jehonë deklaratave të Kancelares Angela Merkel, e cila gjithashtu refuzoi çdo lëshim ndaj sanksioneve kundër Moskës, që në fillim të këtij viti aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe po mbështet separatistët prorusë në lindje të ish-republikës sovjetike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)