24 Prill 2024

Kosova dhe Serbia më 9 shkurt vazhdojnë dialogun

Bruksel, 24 dhjetor - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet më 9 shkurt në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Këtë ia kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të qeverisë serbe gazetës “Danas”. Gjithashtu në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe homologu serb, Ivica Daçiq.

Takimin e ka planifikuar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Kjo do të jetë hera e parë që kryeministri serb në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshihet në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe praktikisht merr rol udhëheqës. Gjithashtu, për herë të parë në këtë proces përfshihet shefja e re e diplomacisë së BE-së si dhe kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.

Serbia ka një plan të qartë për vazhdimin e dialogut, ndërsa çështja e parë në rendin e ditës do të jetë Asociacioni i komunave serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)