24 Prill 2024

Gjermania ofron nënshtetësinë e dyfishtë, por me kritere

Berlin, 21 dhjetor – Sipas ligjit të ri fëmijët që lindin dhe rriten në Gjermani dhe fëmijët me prindër të huaj që kanë e marrë nënshtetësinë për faktin që kanë lindur në Gjermani tashmë kur të mbushin moshën 21 vjeç nuk do të jenë më të detyruar të zgjedhin një nënshtetësi.

Me ndryshimin e bërë në ligjin e nënshtetësisë dhe me hyrjen e tij në fuqi i hapet rruga \"Shtetësisë së dyfishtë për fëmijët me prindër të huaj të lindur në Gjermani\".

Me rregulloren e përgatitur nga qeveria gjermane dhe e miratuar në Bundestag (parlamentin federal) më 3 korrik, do të përfitojnë afërsisht 500 mijë të rinj. Sipas ligjit të ri fëmijët që lindin dhe rriten në Gjermani dhe fëmijët e familjeve emigrante që kanë marrë nënshtetësinë për arsye të lindjes së tyre në Gjermani tashmë nuk do të jenë më të detyruar të zgjedhin një nënshtetësi kur të mbushin moshën 21 vjeç, por sigurisht kjo do të ketë dhe disa kushte.

Sipas ligjit të rinjtë që kanë lindur në Gjermani dhe deri në moshën 21 vjeç qëndrojnë në Gjermani të paktën 8 vjet ose shkojnë 6 vjet në shkollë do tu njihet e drejta për nënshtetësi. Si alternativë e arsimit do të pranohet edhe arsimi profesional ose diploma e shkollës.

Nga rregullorja do të përfitojnë fëmijët me prindër të huaj, të lindur në Gjermani pas vitit 1990. Më parë fëmijët me prindër të huaj gjatë aplikimit për \"modelin opsion\" kur arrinin moshën 18 - 23 vjeç ishin të detyruar të zgjidhnin mes nënshtetësisë gjermane ose nënshtetësisë së prindërve. Pas zgjedhjeve të zhvilluara vitin e kaluar dhe konsensusit të arritur mes partive të ardhura në pushtet (CDU) dhe Social Demokrate (CSU) u bë e mundur marrja e vendimit për aplikimin e rregullores së re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)