29 Mars 2024

ISIS-i kryqëzon një person, i pret duart një tjetri

Damask, 21 dhjetor - ISIS-i ka realizuar të tjera akte makabre në Siri, duke i prerë duart një personi dhe varur një tjetër në sy të qindra njerëzve.

Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në qendër të qytetit Alepo, i cili kontrollohet prej muajsh prej terroristëve.

Një të riu sirian iu pre dora pasi një gjykatë e të ashtuquajturit shtetit islam e shpalli fajtor për vjedhje.

Kjo ngjarje e rëndë u pasua nga një tjetër lajm tronditës, kryqëzimi i një personi sërish në sytë i qindra personave. Masa ekstreme ndaj tij, u mor pasi sipas ISIS-it ai ishte spiun i regjimit të presidentit Bashar Al Asadit.

Të dyja aktet e rënda janë kryer në përputhje me ligjin e Sheriatit, të cilin ISIS-i e interpreton në mënyrë radikale.

Para pak ditësh, ISIS-si ekzekutoi një person për homoseksualizëm duke e hedhur nga një pallat dhe qëlluar me gurë të mëdhenj për vdekje, një metodë kjo sa e prapambetur aq edhe e rëndë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)