18 Prill 2024

Rusia zotohet për masa hakmarrrëse kundër sanksioneve

Moskë , 21 dhjetor - Rusia u zotua se do të marrë masa hakmarrëse ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe Kanadasë, duke i quajtuar ato një dëshmi se Perëndimi nuk ka interes në zgjidhjen e krizës ukrainase.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Alexander Lukashevich tha në një deklaratë se, "këshilla jonë për Uashingtonin dhe Otavën është që të mendojnë pasojat për këto veprime ... dhe ne do të punojmë për masa hakmarrëse."

Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv, duke vendosur sanksione ndaj investimeve të reja në Krime, si dhe ndalon eksportin e mallrave, teknologjisë ose shërbimeve me rajonin ukrainas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)