19 Prill 2024

Mogherini: Në janar rinis dialogu Kosovë – Serbi

Prishtinë, 16 dhjetor - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, ka paralajmëruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të nisë në muajin janar.

Sipas portalit informativ të BE “Euobserver.com”, Mogherini do të ndërmjetësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve menjëherë pas Krishtlindjeve Ortodokse.

“Kam në plan të rinis dialogun menjëherë, por duke e ditur se Krishtlindjet Ortodokse festohen më 7 janar, do të presim që të përfundojnë ato. Them se janari është koha e duhur që të mbledh kryeministrat për një takim këtu në Bruksel”, ka thënë Mogherini, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit u ndërpre për shkak të ngërçit 6-mujor politik në Kosovë, i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)