25 Prill 2024

Ministrat e jashtëm të BE sot diskutojnë për Kosovën

Bruksel, 16 dhjetor - Ministrat e jashtëm të BE-së dje kanë diskutuar për situatën në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa sot do të diskutojnë edhe për vendet tjera të rajonit të përfshira në procesin e zgjerimit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Këshilli i BE-së do të kërkojë sot që Serbia e Kosova të mos bllokojnë rrugën e njëra-tjetrës, sa i përket anëtarësimit.

Ministrat e Jashtëm do të miratojnë sot konkluzionet për Serbinë e Kosovën, në të cilat Kosovës i kërkohet që të bëjë më shumë për luftën kundër krimit e korrupsionit.

Në draft-raport,  Kosovës i tërhiqet vëmendja për procesin e liberalizimit, ku përcaktohet se mund të ketë ndikime serioze për shkak të valës së fundit të migrimeve. 

‘Si asnjëherë më parë, Bashkimi Evropian i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të adresojë seriozisht papunësinë duke ndërmarrë reforma të thella ekonomike’.

Bashkimi Evropian do t’ia bëjë të qartë edhe njëherë Serbisë se duhet normalizim i plotë i marrëdhënieve me Kosovën, para se të ketë progres në rrugën e saj drejt BE-së.

Në draft-konkluzionet e Këshillit të BE-së që në nivel ministrash të Jashtëm mblidhet sot thuhet se asnjëra palë nuk mund ta bllokojnë njëra – tjetrën.

Ky konkluzion e ka tekstin e ngjashëm për të dyja shtetet, përveç që Serbisë i përmendet hapja e shpejtë e Kapitullit 35. Serbia duhet të luajë rol aktiv dhe të ketë angazhim konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovës, që kanë parë progres të madh.

Këshilli do të vazhdojë të monitorojë nga afër angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt progresit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, në mënyrë që Serbia dhe Kosova të ecin drejt rrugëve të tyre evropiane.

Këshilli rikujton se progresi i bërë në marrëdhëniet me Kosovën sipas Kapitullit 35 duhet të bëhen paralel me progresin në negociata në përgjithësi.

Kapitulli 35 duhet të nisë së shqyrtuari herët dhe gjatë gjithë kohës së negociatave. Thirrja e njëjtë natyrisht është edhe për Kosovën.

Kosova duhet të luajë rol aktiv dhe të ketë angazhim konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. 

Këshilli rikujton se progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një parim esencial për MSA-në e propozuar dhe duhet të përforcojë zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Më tej në konkluzionet për Kosovën tërhiqet vërejtja se nuk është bërë përparim i dukshëm tek kriteret për liberalizimin dhe se këtë situatë mund të vështirësojë akoma vala e fundit e imigrimeve.

Kosova përballet me një numër sfidash, të cilat do të kërkojnë vullnet politik për t’i përballuar. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet përmirësimit të sundimit të ligjit, duke përfshirë pavarësinë për gjyqësorin, dhe duhet të ketë intensifikim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këshilli i bën thirrje si Kosovës ashtu edhe Serbisë të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in dhe mirëpresin përfundimin e krizës politike dhe krijimin e qeverisë së re, sikurse që i bën thirrje edhe për krijimin e shpejtë të Gjykatës Speciale për krime lufte.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)